Kompania “TESSA Energy”, e cila mori përsipër menaxhimin e ish Ngrohtores Shkupi Veri në vitin 2024, sot e vuri në punë centralin e ri të kogjenerimit. Bëhet fjalë për një investim prej 2,5 milionë eurosh, ndërsa dy gjeneratorët do të prodhojnë 2,1 megavat energji elektrike dhe 2,6 megavat nxehtësi.
Udhëheqësi i “TESSA Energy” thotë se kjo është vetëm faza e parë, dhe për fazën e dytë është planifikuar një investim i ri prej 10 milionë eurosh, dhe qëllimi është krijimi i një qendre moderne energjetike.
“Për ne, këto nuk ishin vetëm vendime biznesi, morëm përsipër një objekt shumë të rëndësishëm energjetik, por edhe një përgjegjësi për të ruajtur dhe modernizuar më tej sistemin që siguron energji termike për familjet dhe objektet e tjera në Çair dhe Butel. Por nuk u ndalëm me kaq. Edhe atëherë, kishim një vizion shumë të qartë për të modernizuar infrastrukturën ekzistuese dhe për ta transformuar atë në një qendër moderne për ngrohje dhe energji të kombinuar”, tha Ajri Shej.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, ky investim është një tregues se edhe kompanitë vendase mund të bëjnë një tranzicion të gjelbër.
“Kjo është shumë e rëndësishme sepse kompanitë vendase tregojnë se mund të jenë në hap me trendet më të larta globale. Si Ministri e Transportit, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këto investime dhe t’i përfundojmë të gjitha procedurat administrative sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi edhe më shumë investime të tilla sepse vendi ka nevojë për ekonominë e gjelbër”, tha Nikolloski.
Ai theksoi se ditët e fundit ka pasur disa investime të shekullit të 21-të, siç janë një parku me erë dhe rindërtimi i aeroportit. “Ndërsa disa janë kundër qendrave të të dhënave dhe duan që ne të kthehemi në shekullin e 19-të, ne po ecim përpara me guxim”, tha Nikolloski.






