26.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Nikollovski: Filipçe keqpërdor pacientët për fushatë, në vend që të përgjigjet për spitalin modular në Tetovë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i njësisë së katërt zgjedhor, Aleksandar Nikoloski, në emisionin “360 gradë” që transmetohet në MRT1, në lidhje me kundër kandidatin e tij në njesinë zgjedhore 4 të të LSDM-së, Venko Filipçe ka theksuar se Filipçe për fushatën zgjedhore keqpërdor fatet e burimeve njerëzore dhe shëndetin e qytetarëve që dikur kanë qenë pacientë të tij, duke i vizituar shtëpitë e tyre dhe më pas duke postuar fotografi në rrjetin social Facebook.

Nikoloski theksoi se mjekët nuk u bëjnë shërbim qytetarëve kur i trajtojnë, ata së pari e trajtojnë veten me betimin e Hipokratit dhe prandaj trajtimi nuk duhet të kalojë në politikë duke i keqpërdorur për fushatë zgjedhore.

“Është e pandershme të abuzosh me fatet njerëzore dhe pacientët. E shoh që shkon te familjet që janë të sëmurë ose kanë qenë të sëmurë, bën një foto me ta dhe e poston në Facebook. Na vjen keq, por kjo është fundi. Nuk ka asnjë shprehje tjetër, sepse mjekët trajtojnë me betimin e Hipokratit për të trajtuar ata që kanë më shumë nevojë, nuk po i bëjnë një nder. Sepse në Maqedoni krijohet përshtypja se kur mjeku e trajton dikë, i bën një nder dhe tani kjo duhet të kalojë në politikë. Fatet njerëzore nuk duhet të keqpërdoren për fushatë politike”, tha Nikoloski.

Nikoloski ka treguar se kundërshtari i tij në njësinë e katërt zgjedhore është më esenciale t’i përgjigjet pyetjeve që i bën vazhdimisht në këto dy javë, të cilave u shmanget, e që kanë të bëjnë me disa skandale gjatë periudhës së udhëheqjes së tij me shëndetësinë.

“Duke qenë se ai vendosi të rikthehet në politikë, qytetarët presin përgjigje, pse Maqedonia kishte shkallën më të lartë të vdekjeve në krizën e koronës nga të gjitha vendet e rajonit, çfarë ndodhi me sterilizimin që shkoi si partneritet publik privat i një kompanie shqiptare. Cili është roli i tij në përpjekjen për t’i rishitur një spital privat, këtu në Shkup, një biznesmeni shqiptar? Ose, për shembull, cili është roli i tij në blerjen e vaksinave nga kompania Strabri, e cila është e regjistruar për tregtimin e frutave jugore në Hong Kong, ose, për shembull, cili është roli i tij në spitalin modular të Tetovës ku 14 persona humbën jetën”, pyet ai.Nikolloski.

Ai shton se këto janë pyetje legjitime për të cilat pret përgjigje, si dhe të përgjigjet se cila është lidhja e tij me familjen Panovski, e cila është aktori kryesor në rastin “Onkologjia” që trondit opinionin në Maqedoni?

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit