Nikolloski: Reformat për BE në fokus, po investojmë në autostrada, hekurudha dhe komunikime

Advertisement

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot njoftoi sot se reformat që lidhen me agjendën evropiane mbeten në fokus të Qeverisë, me punën që po zhvillohet për përmisimin e transportit, komunikimeve dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore.

“E shtuna ditë pune – Reformat për BE në fokus. Po realizojmë reforma për përmirësimin e transportit, komunikimeve, ndërtimin e autostradave, hekurudhave, reformave dhe investimeve”, ka shkruar Nikolloski në Fejsbuk pas mbledhjes në Qeveri me të cilën kryesoi kryeministri Hristijan Mickoski kushtuar Agjendës së Reformave.

Ai theksoi se institucionet janë të përkushtuara në zbatimin e procesit të reformave dhe zhvillimin e shtetit.

“Po punojmë me përkushtim në realizimin e procesit të reformave dhe zhvillimin e shtetit, forcimin e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Nikolloski në postim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit