VMRO-DPMNE: Dallimi mes Alta Bankës dhe Eurostandard Bankës është se Zaevët e shkatërruan dhe e plaçkitën Eurostandardin, ndërsa Alta Banka është një problem i importuar

Advertisement

Çdo ditë e më shumë, LSDM-ja i ngjan një gramafoni të prishur, që përsërit gënjeshtra dhe dezinformata.

Banka Popullore dhe guvernatori janë ata që marrin vendime për sistemin bankar, e jo kryeministri dhe Qeveria. Nuk është e vërtetë se guvernatori Sllaveski ka thënë ndonjëherë, në asnjë vend, se vendimin për Alta Bankën e ka marrë Mickoski.

Prandaj, kjo është edhe një gënjeshtër tjetër e LSDM-së, me qëllim përhapjen e panikut dhe sabotimin e sistemit bankar të vendit. Një sabotim i tillë nga LSDM-ja dëshmon rolin e saj jokonstruktiv, nga i cili dëm pësojnë bizneset, ekonomia dhe qytetarët.

Kryeministri nuk themelon banka. Por, me sa duket, ata janë të mësuar nga koha kur vëllai i ish-kryeministrit, VICE ZAЕV, së bashku me partnerët e tij të biznesit, merrnin kredi pa mbulim nga Eurostandard Banka, duke e shkatërruar bankën dhe duke i vjedhur qytetarët.

Ky është kriminalitet!

Dallimi mes Alta Bankës dhe Eurostandard Bankës është se Zaevët e plaçkitën bankën, ndërsa në rastin e Alta Bankës, problemi është i importuar, përkatësisht banka mëmë, e cila ndodhet në një shtet tjetër, ka ndërprerë së ekzistuari.

Por, për fat të mirë, do të gjendet një zgjidhje dhe qytetarët nuk do të lejohen të pësojnë dëme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit