13.8 C
Skopje
Wednesday, April 24, 2024

Nga viti 2017 në Maqedoni kanë ndodhur 128 vrasje, 13 janë të pazbardhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me çështjen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend, tregoi disa të dhëna.

Ai në “Kanal 5” tha se për periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2015 janë kryer gjithsej 331 vrasje, prej të cilave 38 të pazbardhura.

“Kjo është periudha në të cilën opozita e sotme ishte në pushtet dhe udhëhiqte institucionet. Nga viti 2017 e deri më sot kemi 128 vrasje, prej të cilave vetëm 13 janë të pazbardhura. Kjo tregon edhe shkallën e uljes së kriminalitetit – në përgjithësi, por edhe në pjesën e veprimtarisë hetimore – se sa është rritur. Nëse flasim për kriminalitetin në total në vend, për 9 muajt e parë kemi ulje prej 11% të kriminalitetit, ndryshe nga viti i kaluar apo krahasuar me 2022-shin”, tha Spasovski.

Spasovski iu përgjigj edhe akuzave dhe spekulimeve të opozitës për mungesën e tij, në seancën e djeshme parlamentare, kur ishte nikoqir i samitit të ministrave të punëve të brendshme të BE-së – Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës spanjolle të Këshillit të Evropës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit