25.8 C
Skopje
Tuesday, June 18, 2024

Michel: Kemi kërkuar zbatimin e marrëveshjeve, asociacioni është një prej tyre

Pas përfundimit të samitit europian të 27 liderëve, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është ndalur midis të tjerash edhe te diskutimet që janë zhvilluar gjatë ditës së dytë të samitit europian mbi çështjet e politikës së jashtme.

Një prej tyre ka qenë edhe situata midis Kosovës dhe Serbisë dhe takimi që është zhvilluar midis ekipit të BE-së, të përfaqësuar nga kancelari gjerman Olaf Sholz, kryeministri francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell dhe përfaqêsuesi i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograg, Miroslav Lajçak. Presidenti Michel ështê shprehur se Bashkimi Europian kërkon zbatimin e marrëveshjeve:
Charles Michel, president i Këshillit Europian
“Ne u kemi përçuar njê mesazh të qartë të dy liderëve dhe u kemi shpjeguar çfarë presim prej tyre. Ajo që ne presim është zbatimi i marrëveshjeve, marrëveshjeve të ndryshme.

Themelimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe është një prej marrëveshjeve të rëndësishme, por jo e vetmja. Së dyti, ka një debat lidhur me firmosjen e këtyre marrëveshjeve, për shkak se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe aktualisht bazohet në Kushtetutën e Serbisë, ose së paku në interpretimin e Kushtetutës së Serbisë nga autoritetet serbe.

Por elementi më i rëndësishëm që u cek edhe nga disa liderë europiane sot është: Të dy liderët (Kurti dhe Vuçiç) e kanë shprehur qartë para përfaqësuesve europiane, se ata kanë për qëllim që të zbatojnë këto marrëveshje dhe ditët dhe javën që vijnë do jenë shumë të rëndësishme për tê parë nëse këto marrëveshje do zbatohen. Do jetë përgjegjësi e palês europiane që të shqyrtojë se cilat janë pasojat nëse ka apo s’ka zbatim” – tha Michel. /Erisa Zykaj – tv Klan, Bruksel.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit