Ujësjellësi i Gostivarit ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 04:00 e mëngjesit dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.
Shkak i ndërprerjes janë punimet për riparimin e defekteve në tri pika të ndryshme të gypit kryesor të rrjetit të ujësjellësit.
Nga Ujësjellësi u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e sanimit të defekteve.
Ndryshe, furnizimi me ujë në Gostivar aktualisht është i sigurt për konsum, pas situatës së krijuar më herët nga ndotja e burimit në fshatin Vrutok.






