Shkup, 10 maj – Sipas një njoftimi të marrë nga Qyteti i Shkupit – Sektori për Punë Komunale, Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup informon se më 11 maj 2025 (e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave.