Artim Spahiu godet kryesinë e BDI-së: Në Dibër na lanë vetëm

Advertisement

Artim Spahiu, ish-funksionar i BDI-së dhe mik i ngushtë i ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, thotë se strukturat e AKI-së në Dibër u lanë pa mbështetje nga qendra e partisë gjatë zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, kandidati i koalicionit për kryetar komune siguroi rreth 2.000 vota pa koalicione me partitë maqedonase dhe pa logjistikën e nevojshme partiake.

“I arritëm pa koalicione me partitë maqedonase, pa mbështetje logjistike nga qendra dhe pa përkrahjen e mekanizmave që duhej të ishin në shërbim të fushatës sonë”, shkruan Spahiu.

Për dështimin zgjedhor, Spahiu drejton akuza ndaj kryesisë së partisë, duke thënë se kandidatët dhe listat për këshilltarë u përcaktuan pa konsultim me bazën.

Në kryesinë e BDI-së mes tjerash bëjnë pjesë Bujar Osmani, Faton Ahmeti, Arta Bilalli Zendeli, dhe sekretari i përgjithshëm, Arbër Ademi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit