20.8 C
Skopje
Sunday, September 15, 2024

Nënshkruhet marrëveshja: Maqedonia e Veriut dhe Kroacia do të bashkëpunojnë në zbulimin e hershëm të kancerit

Zagreb, 29 gusht – Nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.
Siç informoi ministri Arben Taravari , marrëveshja parasheh shkëmbimin e ekspertëve për shkak të ofrimit të shërbimeve të duhura gjatë trajtimit të pacientëve, bashkëpunim në fushën e zhvillimit profesional të punonjësve shëndetësorë, bashkëpunim në fushën e dhurimit dhe transplantimit të organeve..
“Poashtu me këtë marrëveshje parashihet edhe bashkëpunim për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, bashkëpunim në lidhje me modelet e financimit të shërbimeve shëndetësore si dhe shumë lloje të bashkëpunimeve tjera që nevojiten për të siguruar një shëndet të mirë”, njoftoi ministri Taravari./Zhurnal

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit