Nëna dhe 2 fëmijë dolën nga rruga, lëndohen rëndë

Advertisement

Një nënë dhe dy fëmijë u lënduan këtë fundjavë në një aksident me katërrrota në një fshat të Tetovës.

Më 01.08.2026 në orën 13:25, në SVR Tetovë nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore e Tetovës u raportua se një katërrrota kishte dalë nga rruga në territorin e fshatit Bozovcë. Oficerët e policisë nga SVR Tetovë shkuan në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se M.A. (43 vjeç) nga fshati Shipkovicë, me qëndrim në Gjermani, duke drejtuar një katërrrota, në të cilën si pasagjerë ishin dy fëmijët e saj të mitur, kishte dalë nga rruga. Personat u transportuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u konstatuan lëndime trupore, informoi MVR.

Prokurori publik nga PTHP Tetovë është njoftuar.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit