Nënpunësit doganorë tani po përdorin kamera trupore. Sistemi i kamerave trupore për nënpunësit doganorë, i siguruar përmes Programit ndërkombëtar të trajnimit dhe ndihmës për hetimet penale (ICITAP), në kuadër të Departamentit Penal pranë Ministrisë së Drejtësisë të SHBA-së, sot u lançua zyrtarisht sot në vendkalimin kufitar Tabanoc.
Drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, dhe ushtruesja e detyrës së shefit të misionit në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni, Nikol Varns, në vendkalimin kufitar Tabanoc shënuan vendosjen e sistemit të kamerave trupore, si pjesë e aktiviteteve që synojnë forcimin e transparencës, integritetit dhe standardeve profesionale në punën e nëpunësve doganorë. Kamerat trupore do të përdoren në këtë fazë në vendkalimet kufitare Tabanoc, Qafë Thanë dhe Bllacë.
Projekti, tha Nikolovski, është një hap drejt modernizimit dhe një standard i ri në operacione, i cili siguron profesionalizëm, transparencë, përgjegjësi dhe siguri.
“Me 30 kamerat e trupit të ofruara, së bashku me të gjithë sistemin e infrastrukturës dhe trajnimin e kryer për përdoruesit, mbikëqyrësit, administratorët dhe trajnerët, nuk po marrim vetëm teknologji, por një sistem që duhet të ofrojë rezultate konkurruese në operacionet e përditshme”, tha Nikollovski.
Drejtori i Drejtorisë doganore shtoi se kamerat do të shërbejnë për të mbrojtur si qytetarët ashtu edhe zyrtarët.
“Dua t’ju kujtoj se kjo është një mbrojtje për të dyja palët në procedurë. Kamerat do të regjistrojnë çdo sjellje të mundshme të papërshtatshme nga ana e doganierit, por do të regjistrojnë edhe sjelljen e udhëtarëve, transportuesve dhe operatorëve ekonomikë”, tha Nikollovski.
Ai theksoi se Drejtoria Doganore është e vendosur se nuk ka vend për korrupsion dhe keqpërodrim të autoritetit zyrtar, ndërsa përdorimi i pajisjeve do të kontribuojë në krijimin e një mjedisi në të cilin do të parandalohen parregullsitë dhe keqpërodrimet.
“Kjo është arsyeja pse e shohim këtë teknologji si pjesë të luftës më të gjerë për integritet dhe profesionalizëm në Drejtorinë Doganore” tha Nikolovski.
Ai pret transparencë dhe besim më të madh, ndërsa materiali i regjistruar regjistrohet dhe sigurohet verifikueshmëria, si dhe disiplinë më të madhe.
“Por vetëm teknologjia nuk është e mjaftueshme, gjëja më e rëndësishme janë njerëzit që e përdorin atë dhe mënyra se si përdoret. Prandaj pres që kolegët tanë në këto vendkalime kufitare ta përdorin pajisjen në mënyrë të përgjegjshme, të vazhdueshme dhe profesionale në përputhje me rregullat e përcaktuara” tha Nikollovski.
Ai tha se institucioni duhet të jetë modern dhe profesional, në të cilin qytetarët do të kenë besim dhe në të njëjtën kohë të sigurojë që nënpunësit të dinë se puna e tyre është e mbrojtur dhe e njohur. Nikollovski falënderoi SHBA-ja për donacionin.
Për Varns, donacioni nuk është thjesht pajisje, por një dëshmi e angazhimit ndaj transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet e forta janë themeli për një shoqëri të sigurt dhe të begatë. Dorëzimi i sotëm i pajisjeve është një shprehje e angazhimit të SHBA-së për të ndërtuar marrëdhënie efektive që njëkohësisht përparojnë interesat e SHBA-së dhe aleatëve tanë. Së bashku, po krijojmë një mjedis më të sigurt për tregti, udhëtime dhe investime që do t’u sjellë dobi të dy kombeve tona duke mbështetur modernizimin e operacioneve doganore në Maqedoninë e Veriut”, tha Varns.
Në fjalën e saj, ajo tha se politika e ndihmës së jashtme e SHBA-së është e qartë dhe se ajo duhet të japë rezultate, të sigurojë vetëmbështetje dhe që burimet amerikane të përdoren në mënyrë efikase dhe strategjike. Donacioni, sipas Varns, siguron forcimin e institucioneve demokratike, shtypjen e korrupsionit dhe mbështetjen për rritjen ekonomike. Kamerat mobile do të përmirësojnë transparencën e Drejtorisë Doganore, do të parandalojnë aktivitetet e paligjshme dhe do të ndërtojnë besimin e publikut, të cilat për Varns janë qëllime kryesore në luftën e përbashkët kundër trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar.
“Doganierët janë vija e parë e mbrojtjes kur bëhet fjalë për substancat e paligjshme, mallrat e ndaluara dhe aktivitetin kriminal që kalojnë kufijtë. Duke i pajisur doganierët me teknologji moderne, ne u mundësojmë atyre të kryejnë detyrat e tyre me integritet dhe efikasitet më të madh”, tha Varns.
Në këtë mënyrë, ajo pret që vendi të përmbushë detyrimet e tij si një partner i qëndrueshëm në sigurinë rajonale dhe globale.






