Në Shkup u privua nga liria 22 vjeçari nga Kosova, ishte i kërkuar për vjedhje të rëndë

Advertisement

Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, arrestuan shtetasin e Kosovës G.K. (22-vjeç).

 

Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.

 

“G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, u tha në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit