Një incident është raportuar në një institucion shëndetësor në zonën e Karposhit në Shkup.
Sipas denoncimit në polici, më 9 gusht rreth orës 16:50, F.S., i punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, është sjellë në mënyrë agresive dhe me një mjet të mprehtë ka kërcënuar personelin mjekësor.
Rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 19:30. Policia ka nisur procedurën për zbardhjen e rrethanave të incidentit.






