Në pranga pronari i “Alta Bankës”!

Advertisement

Pronari i “Alta Bankës” në Serbi, Davor Macura, është ndaluar nga policia pas një aksioni të gjatë në ambientet e institucionit financiar, ku bastisjet kanë zgjatur më shumë se 30 orë, raportojnë mediat serbe.

 

Sipas informacioneve të publikuara, operacioni policor kishte nisur të shtunën, pikërisht në ditën kur Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë vendosi t’ia revokonte “Alta Bankës” licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare.

Krahas revokimit të licencës, sipas raportimit të 4news.mk, për institucionin financiar ishte shpallur edhe falimentimi.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë publike arsyet konkrete të ndalimit të Macurës. Po ashtu, autoritetet nuk kanë dhënë detaje në lidhje me dyshimet eventuale për vepra penale apo rezultatet e kontrollit të ushtruar në ambientet e bankës.

Davor Macura është një biznesmen me interesa të shumta në sektorë të ndryshëm, duke zotëruar një numër të konsiderueshëm kompanish, si në emrin e tij, ashtu edhe përmes subjekteve të tjera afariste.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit