Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i benzinave do të rritet për dy denarë, ndërsa nafta për një denar.
Kështu, një litër Eurosuper BS-95 nga mesnata do të kushtojë 93 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 95 denarë.
Me shtrenjtimin, çmimi i naftës do të arrijë në 100 denarë për litër.
Nga KRRE-ja bëjnë të ditur se çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 110 denarë për litër. Ndërkaq, mazuti shtrenjtohet për 1.300 denarë për kilogram, duke arritur çmimin e ri prej 55.573 denarësh.
Nga Komisioni bëjnë të ditur se në vendimin e sotëm është zbatuar vendimi i Qeverisë për uljen e TVSH-së për naftën në 10 për qind, si dhe uljen e akcizës për dy denarë për litër te benzinat dhe katër denarë për litër te nafta.








