Policia në Kumanovë ndaloi dje, rreth orës 19:15, R.D. (18) nga Kumanova, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një pushkë automatike, krehra me 44 fishekë, një gëzhojë e shkrepur dhe një pajisje e punuar në mënyrë artizanale, e lidhur me kohëmatës dhe bateri.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.








