Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka votuar sot bashkë me familjen e tij, duke ftuar banorët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Huseini theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime dhe të vendimmarrjes së qytetarëve për të ardhmen e komunës.
“Çdo votë ka rëndësi, çdo qytetar ka fuqi të vendosë për të ardhmen e komunës sonë”, shkroi Huseini, duke shtuar se ndryshimi nis me votën e secilit qytetar.
“Bërvenicë, vendos për të ardhmen!”, përfundoi ai mesazhin e tij.









