15.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Në Kumanovë shtohen thirrjet në Ndihmën e shpejtë

Ndryshimet e motit që kanë kapluar edhe rajonin e Kumanovës, kanë ndikuar në shtimin e thirrjeve për ndihmë mjekësore në repartin e Ndihmës së shpejtë. Në këtë repart, numri i pacientëve që paraqiten për ndihmë mjekësore lëviz deri edhe në 30 thirrje.

“Me rënien e temperaturave të ajrit dhe reshjeve intenzive te shiut, dukshëm është ngritur numri i thirjeve në ndihmën e shpejtë kryesisht nga pacientët me sëmundje kronike. Ndërrimi i kohës kryesisht ndikon tek pacientët e moshuar, me sëmundje kronike, sëmundjeve në mushkëri, me tension të lartë. Pastaj paraqiten pacientë me dhimbje në nyje kryesisht pacientë me sëmundje reumatike, por edhe me sëmundje në bel, ishijas etj. Ulja e temperaturave gjithsesi ndikon tek këta pacientë. Si ndihmë e shpejtë kemi dy ekipe nga të cilat njëra shkon në terren kurse tjetra i kryen shërbimet në ambulance”, – u shpreh Dr Valentina Todorovska Trajkovska nga Ndihma e Shpejtë – Kumanovë.

Nga Ndihma e shpejtë në Kumanovë përmes TVM 2, u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar sidomos gjatë vikendeve, kur edhe thirrjet për ndihmë po shtohen edhe më shumë.

“Dua te apeloj edhe vozitësve që gjatë ndryshimeve të temperaturave me rruge lagura kur edhe koncentrimi është i ulët, që të kenë kujdes gjatë vozitjes,të mos konsumojnë alkohol, sidomos të rinjtë gjatë shkuatjes në ahengje të ndryshme siç janë diskotekat për çka duhet të kujdesen edhe prindërit e tyre”, – deklaroi Dr Valentina Todorovska Trajkovska.

Mjekët gjithashtu u apelojnë qytetarëve që për çfardo llojë shqetësimi shëndetësor të thirrin ndihmën e shpejtë dhe të përdorin terapitë adekuate për të zbutur shqetësimet shëndetësore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit