23.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Në komunën e Mavrovës-Rostushë kanë votuar 68 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në prag të zgjedhjeve të dyfishta – presidenciale në rrethin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare, sot në komunën e Mavrovës dhe Rostushës do të votojnë gjithsej 68 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nga KKZ-ja informojnë se brenda afatit janë regjistruar 70 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, prej të cilëve 68 i kanë plotësuar kushtet për të votuar.

Sipas kryetarit të komisionit, Rexhep Agai, procesi zgjedhor po zhvillohet pa vështirësi dhe pret që të gjithë kandidatët e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e votës sot pasdite. Agai theksoi edhe se përgatitjet për nesër po shkojnë mirë për momentin dhe nuk pret ngecje në votim.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit