Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, në disa pika kufitare në Maqedoninë e Veriut janë krijuar pritje, njofton LAMM.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në Bogorodicë dhe Tabanoc. Në Bogorodicë, për dalje nga vendi pritet më shumë se një orë, ndërsa për hyrje rreth një orë.
Në Tabanoc, pritja për hyrje është mbi një orë, ndërsa për dalje rreth 30 minuta. Në pikën kufitare Pelincë, për hyrje pritet rreth një orë, ndërsa për dalje rreth 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje.
LAMM njofton se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa është rritur intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane.
Drejtuesve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes të shtuar në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Paralajmërimi vlen veçanërisht për akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.






