Është ndarë nga jeta Maber Jakupi, anëtare shumëvjeçare dhe një ndër zonjat e para të Grupit të Grave TEUTA. Lajmin e ka bërë të ditur grupi përmes një mesazhi ngushëllimi.
Grupi i Grave TEUTA e kujton për mirësjelljen, tolerancën, qetësinë, frymën e bashkëpunimit dhe kontributin në kulturë.
Mesazhi i plotë i Grupit të Grave TEUTA:
Me hidhërim të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës Maber Jakupi, anëtare shumëvjeçare e Grupit të Grave TEUTA dhe një ndër zonjat e para të këtij grupi.
Ajo do të mbahet mend si një shembull i jashtëzakonshëm i mirësjelljes, tolerancës, qetësisë dhe frymës së bashkëpunimit, vlera që e karakterizuan përgjatë gjithë kohës së saj në grup.
Do t’i mungojë shumë shoqërisë, Grupit të Grave TEUTA dhe të gjithë atyre që patën kënaqësinë ta njohin e të bashkëpunojnë me të.
Shpirti i saj u preftë në mëshirën e të Madhit Zot. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë figurën e saj, me respekt e mirënjohje për kontributin e dhënë në kulturë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë të afërmve!








