14.8 C
Skopje

Ndalohen dy persona nga Manastiri, dyshohen për tregti me lëndë narkotike

MPB njofton se policia e ka ndaluar dy persona nga Manastiri, të cilët dyshohen për tregti me lëndë narkotike.

“Me datë 06.02.2024 në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë ndaluar M.I.(46) nga Manastiri. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjet dhe sekuestrua marijuhanë e paketuar për shitje dhe para në prerje të ndryshme.

Në rrugën “Debarska” në Manastir, zyrtarët policorë kanë ndaluar edhe E.A.(33) nga Manastiri, pasi i është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë të cilën e kishte blerë nga M.I.

Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngritët kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit