Është ndarë nga jeta në moshë të re Lisa Milicaj Bajraktari, një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin shqiptaro-amerikan, bashkëshortja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Harry Bajraktari. Lajmin e hidhur për humbjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët, duke kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur ndaj familjes, vlerave amerikane dhe kauzës kombëtare shqiptare. Ceremonia e homazheve dhe pritja e ngushëllimeve do të mbahen të premten, më 31 korrik 2026, nga ora 3:00 p.m. deri në 9:00 p.m. në Pleasant Manor Funeral Home në Thornwood të New York-ut, ndërsa shërbimi kishtar do të zhvillohet të shtunën, më 1 gusht 2026, në ora 9:00 a.m. në kishën “Our Lady of Shkodra” në Hartsdale, pasuar nga varrimi në orën 12:30 p.m. në Washington Memorial Park Cemetery, në parcelën familjare Bajraktari. Familjet Bajraktari dhe Milicaj falënderojnë të gjithë miqët dhe të afërmit për mbështetjen dhe lutjet në këto momente të vështira zie, ndërsa shpirti i saj u prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i saj.






