NATO sjell inteligjencën artificiale në menaxhimin e krizave në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Shkup, 24 qershor – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, zyrtarisht nënshkroi marrëveshjen për realizimin e projektit shumëvjeçar G10231 – “Sistem i ndërveprueshëm për komandim të incidenteve i menaxhuar nga inteligjenca artificiale për përgjigje ndërkufitare në kriza dhe gjendje emergjente (NICS-2)”, i cili zbatohet në kuadër të programit të NATO-s “Shkencë për Paqe dhe Siguri” (Science for Peace and Security – SPS). Pas shumë vitesh, për herë të parë seriozisht, me vizion të qartë dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare, nis procesi i ndërtimit të një sistemi modern dhe të integruar për menaxhim të krizave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt paraqet një njohje të rëndësishme për kapacitetet dhe përkushtimin e institucionit në fushën e menaxhimit të krizave, si dhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemeve kombëtare për koordinim, paralajmërim të hershëm dhe përballje me fatkeqësi natyrore dhe gjendje të jashtëzakonshme. Me implementimin e NICS-2 do të forcohet ndërveprueshmëria ndërinstitucionale, do të përmirësohen kapacitetet për marrje vendimesh në kohë reale dhe do të krijohen mekanizma më efikasë për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Njëkohësisht, projekti paraqet një kontribut të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përmes kësaj nisme do të mundësohet mbështetje së bashku me partnerët nga Ukraina, përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të krizave dhe gjendjeve emergjente. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit