22.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Myftinia e Tetovës: Dënojmë çdo lloj dhune dhe vrasje të civilëve në Gaza nga ana e Izraelit

Myfinia e Tetovës ka reaguar lidhur me zhvillimet në Gaza duke dënuar dhunën dhe vrasjen e civilëve atje.

Reagimi i plotë:

Jemi thellësisht të indinjuar që qindra fëmijë, gra e të tjerë palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si rezultat i bombardimit gjenocidal në Gaza, nga ana e Izraelit!

BFI – Myftinia e Tetovës dënon çfarë do lloji të dhunës dhe vrasjes të civilëve që është duke ndodhur në Gaza!

Në emër të BFI-Myftinisë së Tetovës dhe në emrin tim personal, i lutemi Allahut të Madhërishëm

për paqe, për ndalje të kësaj makabre dhe sa më shpejt t’i shpëtoj të gjithë të pafajshmit anë e mbarë botës. Gjithashtu ata që kanë ra dëshmorë Allahu i mëshiroftë, ndërsa të lënduarve t’i shëroj e ju dhëntë shëndet të plotë dhe familjeve të viktimave t’ua lehtësojë dhimbjen!

BFI-Myftinia e Tetovës

Myftiu:

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit