Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, policët qëndrojnë në kontejnerë kancerogjenë.
Në RTV Dukagjini, Musliu tha se Njësia Speciale Intervenuese me të drejtë e ka bojkotuar darkën e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Tutje Musliu ka theksuar se po të mos ndodhte sulmi terrorist i 24 shtatorit, policia do të protestonte para Qeverisë së Kosovës.
“Kjo është fakt, prej mediave kam dëgjuar, është fakt i pamohueshëm. Presidentja e kryeministri që dalin në këtë mënyrë kaq të poshtër, le t’i falënderohen datës 24 shtator, policit të ndjerë Bunjaku, përndryshe ishin përballë në oborrin e Kuvendit me pajisjet e njësisë speciale. Ai kampi Enver Zymberi, Policia në atë kamp janë në kontejner kancerogjen, këta bëjnë hajgare. Nuk janë në zor policia për një gullash që ia qet presidentja”, ka thënë ajo.
Musliu tha se policët e Kosovës janë në gjendje të vdesin për vendin, kurse shteti nuk ua plotëson as kushtet elementare.