Mucunski: Osmani negocioi marrëveshjet, humbi në Çair dhe tani shtrembëron faktet!

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në një postim në Fejsbuk e ka kritikuar ish ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për shtrembërim të fakteve dhe mungesë të kredibilitetit politik për të komentuar politikat e qeverisë aktuale.

Sipas Mucunskit, Osmani “e di shumë mirë se çfarë ka negociuar, çfarë ka pranuar dhe në çfarë pozicioni e ka lënë vendin”, prandaj, siç thotë ai, “nuk duhet të shtrembërojë faktet dhe të interpretojë deklaratat e të tjerëve”.

Në postimin, Mucunski i referohet edhe legjitimitetit politik të Osmanit, duke theksuar se ai nuk arriti të fitojë besimin as të bashkëqytetarëve të tij më të ngushtë në Çair.

“Një politikan që nuk arriti të fitojë besimin as të bashkëqytetarëve të tij më të ngushtë në Çair, as të fqinjëve të tij, as të njerëzve që e njohin më mirë, është i fundit që duhet të japë leksione mbi legjitimitetin politik”, shkruan Mucunski, duke shtuar se pas një disfate të tillë “do duhej të tregonin përgjegjësi politike dhe do të tërhiqeshin, në vend që të vazhdonin të jepnin leksione”.

Ministri theksoi se qëndrimi i Qeverisë aktuale mbetet i pandryshuar që nga fillimi i mandatit të saj.

“Ndryshe nga spinet e tij, qëndrimi i kësaj Qeverie ka qenë i qartë dhe i pandryshuar që nga dita e parë. Për më shumë se dy vjet kemi dëgjuar akuza se do të dorëzohemi, do të heqim dorë dhe do të pranojmë gjithçka për të cilën është rënë dakord më parë. Në vend të kësaj, ne kemi treguar qëndrueshmëri, parime dhe mbrojtje të qartë të interesave kombëtare maqedonase me veprimet tona. Kjo është e qartë sot si brenda vendit ashtu edhe midis partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Mucunski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit