MSh: Është ulur numri i kontrolleve në Gostivar, uji ende i papijshëm për shkak të bakterit ‘pseudomonas aeruginosa’

Advertisement

Situata epidemiologjike në Gostivar vazhdon të monitorohet nga institucionet shëndetësore, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se numri i kontrolleve ka shënuar rënie. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më 3 gusht janë regjistruar 78 kontrolle, ose gjashtë më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 84 raste për kontroll. Ndërkohë, analizat e fundit konfirmojnë se bakteri Pseudomonas aeruginosa vazhdon të jetë e pranishme në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit.

Për këtë arsye, uji ende nuk rekomandohet për pije dhe përgatitjen e ushqimit, edhe pse është vlerësuar si teknikisht i rregullt. Sipas autoriteteve, kjo baktere mund të shkaktojë infeksione të lëkurës, syve, veshëve, traktit urinar dhe mushkërive, veçanërisht te personat më të ndjeshëm. Institucionet apelojnë që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet derisa të konfirmohet se uji është plotësisht i sigurt për konsum.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit