MPJ: 473 shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar autoritetet në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se, sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i konfliktit SHBA/Izrael-Iran, deri më sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi.

Nga ta, 19 persona janë regjistruar nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 qytetarë janë drejtuar në përfaqësitë në Abu Dabi. Në këtë numër përfshihen edhe 18 persona nga Kuvajti dhe 12 persona nga Bahreini, njofton MPJ.

Sipas informacionit të marrë nga autoritetet kompetente, ende nuk rekomandohet evakuimi rrugës tokësore për qytetarët që ndodhen në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Evakuimi do të fillojë sapo të krijohen kushtet e sigurta, ndërsa tashmë po shqyrtohen mundësitë për largimin e tyre të sigurt sapo të ofrohen rrethanat e përshtatshme”, shtojnë nga MPJ.

Sa i përket shtetasve të Maqedonisë që ndodhen në Tel Aviv, MPJ thotë se po shqyrtohen në mënyrë aktive alternativat për largimin e tyre të sigurt nga vendi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit