16.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

MPB thirrje 18-vjeçarëve që nuk posedojnë dokumente personale

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) të shtunën (06.04.2024) në periudhën prej 08:00 deri më 15:00 do të organizoj fotografim për dokumente personale pa termin të caktuar paraprak në zyrat rajonale për çështje administrative në shtet, për qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet dhe nuk posedojnë kurrfarë dokumenti biometrik, as letërnjoftim e as pasaportë.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mbushur 18 vjet, ndërkohë që nuk posedojnë kurrfarë dokumenti biometrik, që të vijnë në shtunën në zyrat rajonale për çështje administrative, të fotografohen dhe me kohë t’ju përgatitet dokumenti personal, me qëllim që të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit