MPB: Kontrolle në trafik, evidentohen 541 shkelje për shpejtësi

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme ka shqiptuar masa për 541 shkelje të shpejtësisë gjatë një kontrolli të përforcuar të trafikut, të zhvilluar më 15 tetor në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas MPB-së, kontrolli është realizuar nga ora 14:00 deri në orën 20:00. Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve, 291 janë konstatuar në vendbanime, ndërsa 250 jashtë vendbanimeve.

Gjatë kontrollit janë evidentuar edhe 58 shkelje të tjera në trafik.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

MPB-ja njofton se do të vazhdojë kontrollet e përforcuara në trafik dhe u bën thirrje shoferëve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin drejtimin e automjetit me kushtet e rrugës, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit