Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me sqarim rreth ngjarjeve të djeshme në Haraçinë të Shkupit, . Sipas MPB-së, policia gjatë ditës së djeshme ka shtënë me armë në formë paralajmëruese, siç thonë gjatë ndjekjes së një personi të dyshuar për kontrabandë me dru.
“Më 24.05.2026 rreth orës 12:00, në hyrje të fshatit Haraçinë, në rajonin e Shkupit, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim një kamioni të ngarkuar me dru, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Më pas, shoferi e ka drejtuar kamionin drejt policëve dhe automjetit zyrtar, pas së cilës policët kanë shtënë plumba paralajmërues në ajër. Shoferi i ka shkarkuar drutë në rrugë dhe është larguar me automjetin në drejtim të panjohur. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa drutë i janë dorëzuar Policisë Pyjore. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit”, thonë nga MPB.





