Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, mori pjesë sonte në ceremoninë solemne me rastin e 80-vjetorit të bankës qendrore në vend.
Mickovski theksoi se ky jubile shënon tetë dekada zhvillim institucional, stabilitet financiar dhe ndërtim të sovranitetit monetar të shtetit.
Nga fillimet historike në vitin 1946 deri te Banka Popullore e sotme, ai nënvizoi rëndësinë e institucioneve të forta, të pavarura dhe profesionale si themel i një shteti të qëndrueshëm dhe me perspektivë zhvillimi.
Sipas Mickovskit, stabiliteti i sistemit financiar, besimi në monedhën kombëtare dhe drejtimi i përgjegjshëm i politikës monetare janë thelbësore për sigurinë ekonomike të qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.








