MPB-ja: Është zgjidhur problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është zgjidhur problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në këtë institucion.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas aktiviteteve të ndërmarra dhe koordinimit me Fondin e Sigurimit Shëndetësor, problemi është tejkaluar me sukses dhe të gjithë të punësuarve u është rikthyer sigurimi shëndetësor.

Ministria thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punonjësve, si dhe në garantimin e realizimit të papenguar të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit