18 nëntor, Dita Botërore në Kujtim të Viktimave të Aksidenteve Rrugore

Advertisement

 

Sot shënohet Dita Botërore në Kujtim të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

 

 

 

Aksidentet nga trafiku rrugor marrin jetën e afërsisht 1.3 milionë njerëzve çdo vit në mbarë botën dhe lënë të plagosur apo me pasoja të rënda shëndetësore më shumë se 50 milionë të tjerë.

 

 

 

Sipas të dhënave globale, aksidentet rrugore mbeten shkaku kryesor i vdekjeve për grupmoshën e re, 15 deri në 29 vjeç.

 

 

 

Në tetor të vitit 2005, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi një rezolutë të posaçme, përmes së cilës u bëri thirrje qeverive të shteteve anëtare që ta kujtojnë çdo vit të dielën e tretë të muajit nëntor si Dita Botërore në Kujtim të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

 

 

 

Kjo ditë u krijua për të nderuar viktimat e trafikut rrugor, si dhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi dhimbjen dhe pasojat e rënda emocionale e ekonomike me të cilat përballen familjarët dhe të afërmit e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit