Është arrestuar Muhamed Meti Sejdini, ish-president i FFM-së. Fillimisht dyshohet për përvetësim të 700.000 eurove, para të ndara nga UEFA për FFM-në për mbështetje dhe ndërtimin e një tribune në Ohër.
Aksioni po zhvillohet nga MPB në bashkëpunim me Prokurorinë Publike. Jozyrtarisht, me ardhjen e udhëheqjes së re të FFM-së janë konstatuar keqpërdorime dhe ato janë raportuar në MPB. Për një kohë të gjatë, udhëheqja e mëparshme e FFM-së ka qenë e përfshirë në skandale, të cilat këtë mëngjes po përfundojnë me arrestime.



