14.8 C
Skopje

MPB: Arrestohet i arratisuri nga burgu

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i arratisur nga burgu i Strumicës, përcjell TV21. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin me iniciale G.T. nga komuna e Karbincit.

“Më datë 07.02.2024 rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Krupishtë, komuna e Karbincit, efektivët e policisë nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti i Kërkimeve së bashku me zyrtarë policor të SPB-Shtip kanë privuar G.T.(38) nga fshati Balvan i Poshtëm, komuna e Karbincit. Ai është dënuar me dy vjet burgim për vepër penale të kryer sipas nenit 259 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhër të Burgut të Strumicës për vuajtje të dënimit me një vit e një muaj. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit