17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Mozzik paralajmëron këngën e re “Zani”, lansohet më 9 nëntor

Reperi i njohur, Mozzik po vjen me një këngë të re.

Kështu ka njoftuar ai në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.

Rap-artisti nga Ferizaj ndau me fansat një pjesë të shkurtër të projektit të ri që mban titullin “Zani”.

Foto: Mozzik/Instagram

Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip dhe pritet të publikohet më 9 nëntor.

“9 nëntor, ora 18:00, YouTube, 23:59, spotify etc, Mozzik- Zani”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që aktualisht Gramoz Aliu (emri i plotë) po shijon suksesin e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin “Drama, pahiri”.

Projekti i dyshes u lansua në tetor të këtij viti dhe tashmë në pakë javë ka grumbulluar afro 10 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit