Moti: Deri të premten ngrohtë, nga fundjava nis ftohja

Advertisement

Sot pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga jugperëndimi, ndërsa në disa pjesë perëndimore herë pas here do të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 80 km/h.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë, ndërsa ato të ditës nga 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup, në fund të ditës priten kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të përforcohet. Temperatura minimale do të zbresë në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë.

Mot i ngjashëm pritet edhe në ditët në vijim, me reshje lokale shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ndryshueshëm. Nën ndikimin e rrymave ajrore nga jugu, deri të premten do të mbajë relativisht ngrohtë, me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e shtuna temperaturat do të shënojnë rënie.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit