Policia zbulon 100 metra rrjeta ilegale në Liqenin e Ohrit, kapen mbi 24 kilogramë peshk

Advertisement

Gjatë një patrullimi kontrollues në ujërat e Liqenit të Ohrit, policia ka zbuluar rrjeta peshkimi të vendosura në mënyrë të paligjshme, në të cilat ishin zënë 239 peshq, përfshirë edhe troftë të Ohrit.

Rasti është regjistruar më 15 nëntor 2026, në afërsi të fshatit Peshtan të Ohrit, gjatë kontrolleve të realizuara nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“, pranë Qendrës Rajonale „Perëndim“.

Sipas njoftimit, në rrjetat e peshkimit me gjatësi rreth 100 metra ishin zënë gjithsej 239 peshq të llojit troftë e Ohrit dhe të një lloji tjetër, me peshë të përgjithshme prej 24 kilogramësh e 550 gramësh.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe pajisje të ndryshme për peshkim.

Me udhëzim të prokurorit publik, rrjetat, peshqit dhe pajisjet e gjetura janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme. Për rastin është njoftuar edhe inspektori kompetent i peshkimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit