Mot me diell dhe vranësira konvektive – me mundësi për reshje shiu e stuhi të izoluara

Advertisement

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–34°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit