Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare gjatë ditës.
Deri të hënën do të fryjë erë nga veriperëndimi, e cila të dielën dhe të hënën përgjatë luginës së Vardarit do të tejkalojë shpejtësinë prej 40 kilometra në orë. Nga e marta, era do ta ndryshojë drejtimin dhe do të fryjë nga jugperëndimi.






