Mot i paqëndrueshëm në rajonin e Prespës, në Strumicë rrezik për breshër

Advertisement

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njofton se pjesë të Maqedonisë së Veriut janë përfshirë nga mot i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe mundësi për breshër. Situata më e theksuar është regjistruar në rajonin e Prespës, si dhe në pjesët verilindore dhe lindore të vendit.

Sipas meteorologëve, në rajonin e Prespës kanë rënë reshje me intensitet mesatar, të shoqëruara me bubullima të izoluara. Ndërkohë, në lindje të vendit janë regjistruar reshje më intensive, ndërsa në rajonin e Strumicës ekziston mundësia e paraqitjes së breshrit.

Kushte të ngjashme janë regjistruar edhe në zonat malore në veri të Koçanit, ku moti i paqëndrueshëm është shoqëruar me reshje të dendura shiu, bubullima dhe mundësi për breshër lokal.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme moti do të mbetet kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Megjithatë, në orët e pasdites pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes në zonat ku priten kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Burimi i informacionit 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit