Sot moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në disa zona priten reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitjen e bubullimave të rralla.
Era do të fryjë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.






