MM: Reforma për ushtarët profesionistë, të cilët mbushin 45 vjet, tashmë po i jep rezultatet e para pozitive

Advertisement

Reforma në mbrojtje tashmë po i jep rezultatet e para pozitive, duke sjell siguri dhe zgjidhje të përhershme për ushtarët tanë profesionistë. Sot në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) janë nënshkruar kontrata për punësim me ushtarët profesionalë, të cilët kanë moshën 45-vjeçare, si persona civilë në Ministri, statusi i të cilëve do të transformohet në persona civilë në Armatën e Maqedonisë së Veriut, informuan nga MM-ja.

“Nënshkrimi i sotëm i kontratave është pikërisht rezultat i reformës që ushtarët profesionistë më parë nuk kanë pasur mundësi ta përdornin. Ushtarët që sot nënshkruan kontratat për punësim të pacaktuar, paraprakisht kanë planifikuar të largohen me kompensim financiar (pagesë për ndërprerje të punës). Në vend që të largoheshin nga shërbimi, pas moshës 45 vjeçare, ata do të vazhdojnë të punojnë si civilë deri në daljen në pension. Kjo reformë thelbësore, e cila është rezultat i punës së përbashkët me përfaqësuesit e shoqatave sindikale dhe Shtatëmadhorinë, i jep fund pasigurisë disa dekadashe dhe hap mundësi të re, shtesë për ushtarët profesionistë – transformimin e statusit të punës nga një afat të caktuar në një afat të pacaktuar. Me këtë rast, opsionet aktuale ligjore, si pagesa për ndërprerje të punës në shumën e dy pagave mesatare në vend për çdo vit të kaluar në Armatë, si dhe transferimi në organet shtetërore dhe të qeverisjes lokale, mbeten në fuqi për ata që e zgjedhin”, njofotn Ministria e Mbrojtjes.

Prej aty theksojnë se qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatëmadhorisë është unik: nuk ekziston personel më i mirë, më me përvojë dhe më i stërvitur për kryerjen e detyrave se njerëzit të cilët kanë kaluar kohë të gjatë në Armatë.

“Ushtarët profesionistë janë një nga shtyllat e sigurisë sonë dhe kjo është mënyra e vetme që shteti t’u falënderohet për kontributin e tyre”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit