8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Mjekët specializantë në protestë, kërkojnë paga më të larta

Mjekët specializantë privatë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkuan rregullimin e statusit të punës, rritje të pagesës mujore dhe sigurim shëndetësor.

“ Kërkesat tona janë këto; Rritje urgjente e pagave të specializantëve privatë në shumën e pagës mesatare të vitit aktual, që momentalisht është 38 500 denarë. Sigurim shëndetësor falas, pagesa në kohë të kujdestarive të mbrëmjes, dhe e fundit por ndoshta kërkesa më e rëndësishme, është shndërrimi i kontratës në vepër, në kontratë në afat të pacaktuar, përkatësisht punësim të të gjithë kolegëve sipas nevojave të spitaleve brenda vendit”, tha Aleksadra Georgieva, kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

Mjekët specializantë thonë se nëse Ministria e Shëndetësisë nuk dëgjon kërkesat e tyre, protesta do të ketë edhe në të ardhmen.

“Ministri edhe më tej qëndron i shurdhër ndaj kërkesave të më shumë se 400 mjekëve në specializim, do të shohim repriza të shpeshta të protestës së sotme. Ne nuk do të ndalojmë deri në plotësimin e secilës kërkesë. Në fund do të doja që këtë deklaratë ta përfundoj me fjalët e një kompozitori muzikor që së fundi ka ndërruar jetë‘Duhet të luftojmë për çdo milimetër normaliteti. Ajo është një luftë e domosdoshme”, deklaroi Aleksadra Georgieva, kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

Gjatë protestës përfaqësues të mjekëve specializantë takuan përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë. Morën premtime se Ministria do të dorëzojë informacion te Qeveria dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor që të veprohet sipas vendimeve të marra dhe të korrigjohet paga e specializantëve nga muaji i ardhshëm. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit