16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Mira Murati merr “frenat” e OpenAI, caktohet CEO e kompanisë që krijoi ChatGPT

Bordi drejtues i OpenAI njoftoi se janë në proces kërkimi për pasardhësin e përhershëm të Altman, megjithatë deri më tani emri i Muratit është më i përshtatshmi.

“Si një anëtare e ekipit udhëheqës të OpenAI për pesë vite, Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI si lider global i inteligjencës artificiale. Ajo sjell aftësi unike, kupton vlerat, operacionet dhe biznesin e kompanisë. Ajo ka udhëhequrndërkohë funksionet e kompanisë mbi kërkimin, produktet dhe sigurinë”, tha OpenAI pasi njoftoi largimin e Altman.

Sipas OpenAI, për Mira Muratin flet puna e saj e gjatë në kompani duke e bërë mëse të kualifikuar për këtë rol derisa të gjendet një CEO i përhershëm.

Siç shkruan Business Insider, Murati iu bashkua kompanisë OpenAi si kërkuese në vitin 2018, kur kompania kishte vetëm 40-50 punonjës.

Shpejt ajo u ngjit në hierarkinë e kompanisë duke u bërë shefe e teknologjisë në vitin 2022. Tashmë ajo mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT-së dhe gjeneratorit të imazheve Dall-E 2.

Kompania OpenAI hulumton inteligjencën artificiale me qëllimin e deklaruar për ta zhvilluar atë në mënyrë të sigurt dhe të dobishme./tvklan.al

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit