Ministria e Transportit investon ndriçimin publik në Çair në lagjen Fush Tophanë

Advertisement

Komuna e Çairit njofton se kanë nisur punimet për vendosjen e ndriçimit publik në rrugën “Metodija Mitevski” në lagjen Fushë Topanë. Projekti realizohet në kuadër të investimeve infrastrukturore të financuara nga Ministria e Transportit dhe përfshin disa rrugë në këtë pjesë të komunës.

Sipas njoftimit, ekipet në terren po punojnë në vendosjen e infrastrukturës elektrike dhe përgatitjen e rrjetit të ri të ndriçimit.

Nga Komuna e Çairit theksojnë se ndriçimi publik është pjesë përbërëse e fazës përfundimtare të çdo projekti rrugor, me qëllim që investimet në infrastrukturë të realizohen tërësisht dhe rrugët të jenë funksionale, të sigurta dhe të gatshme për përdorim nga qytetarët./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit