17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Ministria e Drejtësisë reagon pas protestës “Stop për përmbaruesit”

Ministria e drejtësisë reagoi për protestën “Stop për përmbaruesit” theksojnë se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë ligjore për të dhënë interpretim autentik të normave juridike, që është kompetencë ekskluzive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Drejtësisë Ju njofton se kompetencë ekskluzive për të vepruar në bazë të parashkrimit të lëndës te përmbaruesi, ka gjykata në procedurë  përkatëse.

Instituti juridik – parashkrimi, afatet, mbarimi dhe mënyra e përcaktimit, janë të  rregulluara me dispozita të shumta të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (neni 349-382) dhe i njëjti  nuk zbatohet automatikisht, por përcaktohet në procedurë gjyqësore me propozim të  debitorit.

Përmbaruesi është i detyruar të veprojë sipas kërkesës së kreditorit dhe i njëjti nuk është i autorizuar të marrë asnjë vendim procedural lidhur me rrjedhën e përmbarimit, e që është kompetencë ekskluzive e gjykatës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit